Qeveria solli vendim, nga dita e hënë hiqet testi PCR për shtetet e rajonit

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, siç mëson TV21 ka sjellë vendim që prej 12 tetorit të hiqet testi PCR me shtetet e rajonit.

Me këtë vendim, në Maqedoninë e Veriut pa kushte do të mund të hyjnë edhe shtetasit e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Ky vendim i Qeverisë erdhi pas rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse, i cili bazohet në analizën epidemiologjike që u realizua mes ministrave të shëndetësisë të këtyre shteteve, ku është përfunduar se hapja e kufijve nuk do të ndikojë në importin e rasteve pozitive nga këto shtete në RMV.

Dje në emisionin “Click plus”, zëvendësministri i Shëndetësisë së Kosovës, Luan Gola deklaroi, se nëse Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendos të heqë testin, atëherë të njëjtin vendim do ta marrë edhe Qeveria e Kosovës.

Mbetet të shihet, se kur Kosova dhe shtetet tjera të rajonit do të lejojnë hyrje pa kushte të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në shtetet e tyre.