Qyteti i Shkupit e vazhdon afatin për subvencione për inverterë

Shpërndaje

Qyteti i Shkupit prej sot e vazhdon thirrjen publike për subvencione për pajisje inverterë për ngrohje të amvisërive me çka qytetarët do të mund të aplikojnë edhe onlajn. Afati vazhdohet për shkak të deri tani kërkesat e arritura nuk janë shterur mjetet e paraparë.

Pasiqë Qyteti i Shkupit i ka përpunuar kërkesat prej 4282 për subvencione dhe ka konfirmuar se nuk janë shterur të gjitha mjetet e parapara për këtë qëllim, e ka informuar publikun se thirrja vazhdon dhe i fton qytetarët të aplikojnë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për ajër më të pastër në Shkup, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Thirrja publike për ndarje të subvencioneve për pajisje inverterë për ngrohje të amvisërive i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverterë nga 1 janari nga dita e shterjes së mjeteve. Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë paraparë 322 milionë e 400 mijë denarë të siguruara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këto mjete pritet zëvendësim i rreth 5.300 furrave me inverterë.