Rama: Çështjen e “Detit” e rihapëm ne, jo Greqia

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e përmendi edhe këtë të mërkurë çështjen e “Detit”, pas deklaratës së bërë ditën e djeshme gjatë takimi me ministrin e Jashtëm grek se të dyja vendet do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se kjo çështje u rihap nga Shqipëria, jo nga Greqia, duke shtuar se vendi fqinj e mbylli me marrëveshjen që bëri ish-kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

“Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë. “Deti” do të shkojë në duart e Gjykatës Ndërkombëtare, që t’i japë një zgjidhje këtij problem.”

Nga ana tjetër, të gjitha akuzat dhe pretendimet që hidhen për këtë çështje, kreu i qeverisë i quajti “skandale mendore”.