Reagime të menjëhershme me indiferentizëm të theksuar!

Shpërndaje

Nga, Esmeralda Hakaj

Kështu po bëhet shoqëria jonë cdo ditë e më shumë. Ndodh një ngjarje që duhet reagim deri në zgjidhje dhe niset me vrull. E fillojnë portalet, shpërndahet në masë, komentojnë të gjithë dhe në fund shuhen sikur ska ndodhur kurr. Kushdo jep mendimin e tij pa iu dridhur qerpiku dhe pa marr parasysh fare si e bëjnë të ndjehen personin tjetër. Disa e mbështesin, I japin kurajo dhe kaq. Cdo gjë mbyllet me një koment, me një shpërndarje.

Gazetat dhe portalet duan klikime. E publikojnë copy paste nga njëri tjetri dhe po aq. Secili në fund të ditës ndihet I lumtur që nuk ishte ai që I ndodhi kjo gjë.

Po VIP-at?

Duket sikur presin një ndodhi për të marr protagonizëm. Normale në një farë mënyre, është një rast për tiu degjuar zëri dhe për tju përfolur ekzistenca. Më pas ata e arrijnë atë që duan. Nuk zgjidhin problemin jo! Por ama dalin në cdo portal si reagues të fuqishëm. Fansat iu shtohen dhe kështu nuk iu harrohet ekzistenca.

E thënë ndryshe secili merr atë që duhet të merrte nga një vrasje, nga një përdhunim, nga një vjedhje, nga një abuzim. Vetëm problemi nuk zgjidhet!

Populli jonë indiferent edhe kur ka zë flet sa për vëmendje. Dhe kjo bën që historia të përsëritet dhe të bëhet akoma më keq.

A nuk duhe të vi ndryshimi nga ne?

Nuk dua të mendoj shprehjen e famshme popullore : Cudia më e madhe tre ditë zgjat! Dua të gjejmë një zgjidhje! Nuk dua që ky shkrim të kalohet si cdo shkrim, por të sjelli reflektim.

Të gjithë ne kemi nevojë për shoqërinë, për njëri tjetrin. Që tju bëhemi krahë njëri tjetrit dhe jo të kthejmë shpinën sikur ne vetë jemi të paprekshëm.

Të gjykosh është më e lehtë se të mendosh, por unë dua që Ne si shoqëri të fillojmë të Mendojmë!