Regjistrimi në Kuvend, ministri i Drejtësisë kërkon mbështetjen e opozitës

Shpërndaje

Jemi shtet i vetëm që nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë që prej 18 vitesh. Për këtë shkak Qeveria mban variantin tashmë të dorëzuar në Kuvend, i cili mund të realizohet në prillin e vitit të ardhshëm. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke folur për nevojën e regjistrimit të popullsisë. Më tej, ai deklaroi se variantin të cilin ata e kanë dorëzuar është tekst i mirë dhe duhet të kalohet në procedurë parlamentare me mbështetje të dy të tretave. Çdo prolongim i mëtejshëm i procesit të bisedimeve, negociatave dhe hapja e sërishme e tekstit, shtoi Mariçiq, mund vetëm të sjellë në anulim të sërishëm. Ndërsa, ka theksuar se opozita ka qenë ajo që ka kërkuar që regjistrimi të bëhet në 2021-tën.

“Mundësia më e mirë që regjistrimi të realizohet në vitin 2021 është që kjo të ndodh në pranverë, respektivisht në prill, sepse tashmë e dimë se në tetor do të kemi zgjedhje të rregullta lokale, është e pamundur që regjistrimi të ndodh në vjeshtë”.

Ministri Mariçiq deklaroi se me qenë se ky është vendim mes koalicioneve, është e nevojshme dhe mbështetja e opozitës.

“Besojmë se opozita do të tregohet vigjilente dhe do ta kuptoj nevojën dhe domosdoshmërinë e sjelljes së këtij ligji për afat të shpejtë kohor dhe të ketë përgatitije të nevojshme që regjistrimi të realizohet gjatë vitit tjetër, gjegjësisht në prill”.

Sa i përket urdhëresave që kanë të bëjnë me afatet kohore, ministri Mariçiq tha se tashmë kanë skaduar për shkak se kanë vlejtur për momentin kur është dorëzuar teksti i ligjit, mirëpo në bashkëpunim me deputetët do të mundohen t’i përmirësojnë afatet kohore që të mund që ligji të funksionoj.

Regjistrimi i popullsisë fillimisht u planifikua të bëhet në prill të këtij viti, por për shkak të situatës me pandeminë u anulua. Regjistrimi i fundit i popullsisë është realizuar në vitin 2002.

Ndërkaq, duke folur për raportin e fundit të KE-së ku siç tha kanë dhënë pranim për zhvillimin e mirë të reformave në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, njëkohësisht është konstatuar harmonizimi i kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me standardet evropiane. Pas fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare për zbatimin e reformave të cilat do të jenë të ndjekura detalisht nga Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian, ashtu siç theksoi ministri i Drejtësisë do të miratohet udhërrëfyes për kapitujt në pjesën e sundimit të së drejtës, më saktësisht Kapitujve 23 dhe 24, të cilat vendi ynë si kandidat për anëtarësim në BE duhet që t’i ndërmarrë në bisedime me qëllim që me sukses t’i përfundojë të njëjtat dhe të shkojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./SHENJA/