Rexhep Selimi publikon hartën e Kosovës nëse implementohet Asociacioni

Shpërndaje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi nga foltorja e Kuvendit ka publikuar flamurin e Kosovës me hartën e Kosovës të edituar në të.Sipas Selimit, në rast se implementohet marrëveshja e asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kosova do të dukej njëjtë si në hartën e paraqitur nga ai.“Se çfarë do t’i bëni Kosovës me Zajednicën, por ua ilustroj edhe me anë të flamurit të Kosovës, si do dukej harta e Kosovës nëse do ta realizoni Zajednicën. Kështu do duket Kosova, nëse ju e lejoni Zajednicë. Kështu e mbroni ju shtetin e Kosovës e flamurin e Kosovës që na akuzoni se nuk i njohim”, tha Selimi në seancën e Kuvendit ku është duke u diskutuar për Marrëveshjen e Komunave me Shumicë Serbe.“Me këtë hartë është ilustruar jo vetëm harta e Zajdenicës por edhe zonat ekstraterritoraile që vijnë si rrjedhojë e marrëveshjes”, u shprehë tutje Selimi.