Rez Veleshnja zbulon për herë të parë pse u largua nga “Shiko Kush Luan”

Shpërndaje

Aktori i njohur, Rezart Veleshnja ishte i ftuar sot në “Wake Up” në Top Channel. Për herë të parë ai tregoi pse u largua nga emisioni “Shiko Kush Luan”, i autores dhe moderatores, Luana Vjollca.

Veleshnja shpjegoi se në këtë periudhë ka mjaft angazhime te ‘Portokalli’ me role të reja, por edhe shumë punë personale, çka e ka detyruar që të heqë dorë nga emisioni “Shiko Kush Luan”.

Rezi tha se bashkëpunimi me Luanën është mjaft i mirë dhe se moderatorja është shumë punëtore.

‘Të mos flas fare unë se këta që kanë këto portale vendosin për jetët tona dhe e dinë më mirë se ne. Ku e di ai se çfarë më ka ndodhur mua?!

Kemi qenë shumë të zënë me Portokallinë, kam pasur edhe punë private. Në atë emision që u fshi ka pasur probleme në regjistrim, kjo nuk do të thotë fare. Po të ziesh nuk fillon më punë. Në Top Channel nuk zihen njerëzit, nuk ikën ti të bësh çfarë të duash.

Luana është punëtore, kemi bashkëpunim shumë të mirë. Është shumë e kuptueshme, është solidare shumë, nuk krijon probleme”, u shpreh Veleshnja.