Rrëfimi i Husman Qazimit për EVN: Më la pa punë në kohë krize, mbi 2 vjet nuk ma ka bërë pagesën e rrogave (Video)

Shpërndaje

”Qasja e EVN kundrejt qytetarëve, faturave të larta të rrymës është totalisht jo e përgjegjshme. Është e qartë se gjendemi përballë një krize shoqërore, siç është virusi Korona, por është po kaq e qartë për mua personalisht, ku pikërisht në këtë kohë ma merr bukën nga goja”, janë fjalët e Husman Qazimit, ish-punonjës në EVN, njofton Albanews24.

Husman Qazimi, ka qenë i punësuar për pesë vite në EVN, gjegjësisht te Qendra elektrike në Banjën e Tetovës. Kontrata ka qenë gojore dhe me marrëveshje se do të futet në sigurim shëndetësor, kontratë të shkruar dhe rrogë mbi minimalen. Në rrëfimin për ”Boll më…” ai shprehet se Spirovski Davor, ndërmjetësues i EVN-së dhe njëkohësisht i punësuar në EVN, e ka mashtruar për pesë vite me radhë për rrogat. Herë e ka paguar e herë jo. Qazimi thotë se mbi 2 vjet kompania EVN i ka borxh, për rrogat e papaguara.

Ai është kryefamiljar dhe për momentin nuk ka të ardhura tjera. Detyrohet në moshë të shtyer të mbledh hekurishte të vjetra dhe t’i shet, vetëm për të nxjerrë bukën e gojës.

”Unë kam nevojë për punë. Tani është acaruar puna dhe i ka mbyllur dyert. Pse! Qëllimisht, pse e zura në hajni, se mi ka vjedhur paratë. Ku janë paratë! Punoj si argat, mbledh hekura andej-këndej dhe i shes në hekurishte. Një gojë buk ta ha”, shprehet Qazimi.