Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,42 % në raport me vendimin e datës 5.10.2020.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98, të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.

Nga data 14.10.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 59,50 (denarë/litër)

Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 61,50 (denarë/litër)

Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 50,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 50,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 26,863 (denarë/kilogram).

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,895 den/kg dhe do të jetë 26,863 den/kg.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, shënojnë rritje: te benzina për 2,145 %, te nafta ka rritje për 5,395%, te vaji ekstra i lehtë për 5,664 %, ndërsa te mazuti ka rritje për 6,216%.