Serbia arreston vr.asësin e biznesmenit nga Kosova (Video)

Shpërndaje

Policia serbe ka arrestuar autorin e vr*asjes së biznesmenit nga Kosova Selajtin Janjeva dy net më parë.

Siç bëjnë të ditur media serbe, 39 vjeçari me inicialet E.Sh., është arrestuar meqë ekziston dyshimi se ai ka kryer veprën penale të vr*asjes në ndihmë.

Kështu njoftohet nga Departamenti i Policisë në Novi Pazar, raporton agjencia e lajmeve “Kurir”.

Kujtojmë se dje një biznesmen shqiptar nga Kosova, pronar i një agjencie udhëtimesh në Prishtinë, u vr*a në Novi Pazar, Serbi, ndërsa një tjetër u pla*gos.

Vik*tima është Selajdin Janjeva, pronari i agjencisë së udhëtimeve Selo Tours nga Prishtina, ndërsa kushëriri i tij u pla*gos.

Media serbe ka publikuar imazhe të shkëmbimit të ar*mëve të zjarrit të marra nga kamerat e sigurisë.

Autori, pasi i qëll*oi ata, u largua me shpejtësi dhe nuk është arrestuar ende.

Rrethanat e vr*asjes janë ende të panjohura, por sipas dëshmitarëve okularë, vik*kima ishte duke qëndruar pranë një lokali, ku fillimisht kishte një grindje dhe më pas u dëgjuan disa të shtëna me ar*më.