Shkëndija shkëlqen në Shkup, e ‘shkatërron’ Vardarin

Shpërndaje

Shkëndija e Tetovës e ka “demoluar” Vardarin e Shkupit me rezultat të thellë, 1:5, duke vazhduar ecurinë pozitive në kampionatin elitar maqedonas.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Shkëndija nga Tetova nuk di për humbje.

Në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, Shkëndija ka fituar sot me rezultat të thellë, 1:5.

Golat për skuadrën e Ernest Gjokës i shënuan Florent Ramadani, Valon Ahmedi (2), Besart Ibraimi dhe Totre.

Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Jovan Popzatanovc.