‘Shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare’/ Mediat greke i bëjnë jehonë deklaratës Rama-Dendias për detin

Shpërndaje

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë ditën e sotme është ndjekur me shumë vëmendje edhe nga mediat greke, të cilat i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama për të zgjedhur në një Gjykatë Ndërkombëtare çështjen e detit.

Media e njohur “Protothema” shkruan: Duke folur me ironi për kundërshtimin e vendit të tij, kryeministri shqiptar vuri në dukje se “disa që prisnin pushtimin nga Greqia do të zhgënjehen”. “Ne do t’i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare”, tha Edi Rama, duke iu referuar qëllimit të qeverive greke dhe shqiptare për të hequr ligjin e luftës.

“Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë . Kjo u njoftua gjatë vizitës së Dendias në Tiranë nga Ministri i Jashtëm grek dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama”, shkruan në artikullin e saj gazeta greke “Protothema”.

“Sipas informacionit, përpara referimit përfundimtar të mosmarrëveshjes në caktimin e zonave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë, negociatat dypalëshe do të paraprijnë brenda një periudhe kohe të arsyeshme dhe të përcaktuar qartë, për shembull një ose dy vjet. Në rast se, brenda kësaj periudhe, nuk arrihet asnjë marrëveshje midis Athinës dhe Tiranës, dmth në rast të një konvergjence pikëpamjesh, qeveritë greke dhe shqiptare kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet do të referohen në juridiksionin e gjykatës ndërkombëtare”, vijon më tej artikulli./tch