S’ka negociata për identitetin! Nga Bullgaria nuk ka propozim zyrtar për kompromis

Shpërndaje

“Nuk ka negociata për identitetin tonë” – kështu u shprehën presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev. Nga Villa Vodno të dy theksuan se nga ana bullgare nuk ka ndonjë propozim zyrtar për kompromis.

“Nuk ka asnjë lloj përjashtimi dhe nuk mund të ketë lëshime nga interesat kombëtare dhe shtetërore që do të thotë: Nuk ka negociata për identitetin tonë”, deklaroi Stevo Pendarovski – kryetar i shetit.

Për kryeministrin Zoran Zaev nuk janë të pranueshme pretendimet se gjuha maqedonase buron nga gjuha bullgare.

“Nuk është e pranueshme, të presim dhe të shohim propozimin, mos të dëmtojmë procesin e bisedimeve gjithsesi duhet të jemi të mençur dhe në atë që kemi nënshkruar”, tha Zaev.

Bullgaria nuk mund të miratojë kornizën negocuese të BE për Maqedoninë e Veriut në formën e saj aktuale, u tha gazetarëve, Monistja e Jashtme Ekaterina Zaharieva ditën e djeshme. Zaharieva shtoi se pavarësisht spekulimeve në mediat maqedonase, Bullgaria as nuk ka dashur ndryshime kushtetuese dhe as nuk ka bërë kërkesa të reja.