Speciales, nëpërmjet një letre publike, i kërkohet që Hysni Gucati të mbrohet në liri

Shpërndaje

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, i është drejtuar përmes një letre publike gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, raporton Gazeta Express.

Kelmendi ka kërkuar nga Guillou, që të merren parasysh kërkesat e avokatit të Gucatit që ai të mbrohet në liri.

“Unë po ju lutem juve që të favorizoni arsyetimet sociale dhe humanitare që paraqiti avokati.

Nëse vërtet dyshoni se z. Gucati nuk do t’u përmbahet detyrimeve, në rast se ju do ta lironit të mbrohet në liri, po paraqitëm unë vullnetar të vi në vend të tij në burg hetues, sepse e besoj z. Gucati që nuk do të nepërkëmbë detyrimet që do t’i vendosni ju. E bëj këtë për arsye humanitare, meqë nuk ndihem mirë që ai, me atë gjendje sociale e humanitare, të vuaj në burg hetues në Hagë, por edhe sepse ndiej obligim moral për kontributin dhe sakrificat e tij në Luftën e drejtë, çlirimtare, që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër pushtimit nacionalist-neofashist serb”, shkruan midis tjerash Kelmendi.

Ai ka thënë se po të kishte milionat do t’i jepte që Gucati të mbrohet në liri.

“Po të isha i pasur, do jepja miliona, nëse do t’i vendosnit ju, si kusht garantues. Ndryshe, caktoni një shumë dhe besoj se do të ketë biznimen që do t’i jep. Bile, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, besoj, do të ofron cilindo garanci që do t’ia kërkonit ju.

Ju lutëm, evitoni keqkuptimin, që si francez, jeni i kapur nga serbofilia e ish ushtarakëve nacionalistë francezë, të cilët në Francë imponuan një miqësi përkrahëse ndaj nacionalizmit serbomadh”, ka shkruar tutje Kelmendi.

Postimi i plotë i tij: