U bllokua autostrada Tetovë – Gostivar protesta kundër çmimit të rrymës elektrike (Video)

Shpërndaje

Në orët e pasditës vazhdojnë protestat në Tetovë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Protesta të ngjashme, bllokim të autostradës Tetovë-Gostivar, pati edhe javën e kaluar rreth 30 minuta.

Sot në orët e pasdites, me vetura u protestua edhe në Shkup, protestë e cila mbaroi para objektit të Qeverisë së RMV-së, duke kërkuar takim me kryeministrin Zoran Zaev. Protestat u zhvilluan njejtë sikurse edhe protestat e javës së kaluar.

“Ne kërkojmë të vendoset rende dhe kontroll mbi këta kompani elektroenergjetike, që të mos dëmtohet qytetari. Presim përgjigje në veçanti nga kryeministri Zaev, i cili akoma nuk po e sheh të rrugës të na fton për bisedime. Nuk protestojmë kundër qeverisë, por për tu ulur me qeverinë për të zgjidhur problemin që qytetarët e kanë. I bëjmë thirrje kryeministri të reflekton dhe të na ftojë në bisedime”, deklaruan sot nga organizatorët.