Vendimi i Kushtetueses për Kurtin, Enver Hasani: Çështja e nenit 95.5 profesionalisht është skandaloze

Shpërndaje

Njohësi i Kushtetutës, Enver Hasani, ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ndaj Albin Kurtit për rrëzimin e tij nga Qeveria ka prishur standardin që ka ekzistuar në këtë institucion.

“Edhe vendimi i fundi që u rrëzua Albin Kurti duhet të hapet debat për një pjesë të caktuar të vendimi të Gjykatës Kushtetuese që janë shumë profesional. Verdikti sa i përket çështjes së gjykuar kjo nuk ka lidhje me patriotizëm, është patriotizëm kushtetueses”.

“Me këtë sistem gjyqësorë, me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese është prish strandardi që ka ekzistuar, tashmë më s’ka standard. Standardi është që presidenti t’i dërgon tri letra”.

“Janë prishur parametrat e asaj që është thënë në 2014 kritere mbizotëruese. Çka duhet me menu politika? Ata duhet me menu për vete edhe për Kosovë, çështja e nenit 95.5 profesionalisht është skandaloze, ajo e 82 është absolut se luan topi”.

“Çfarë duhet të bëhet tash? Unë mendoj me akomodu atë vendim duhet me largu pragun zgjedhor nga sistemi zgjedhor, përndryshe këtu ka humb kuptimi i zgjedhjeve tash e tutje. Tash e tutje konjukturat e kafeve e caktojnë çfarë ka zgjedhur sovrani”.

Hasani në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka deklaruar se nuk ka bazë që çështja e Ujmanit të dërgohet në Kushtetuese.

Ai tutje ka komentuar edhe deklaratën e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, i cili ka thënë se nëse janë në Qeveri nuk e kanë obligim marrëveshjen e nënshkruar në Washington. Hasani tha se çdo marrëveshje që kalon në Kuvend është obligim.

“Në fushatë mund të themi gjithçka, ato janë obligime ndërkombëtare që i kanë krijuar institucionet Kushtetuese të Kosovës. Edhe marrëveshja e 2013-ës për Asociacionin e Komunave Serbe edhe kjo dhe të gjitha janë obligime ndërkombëtare”.

“Pavarësisht se Marrëveshja e Washingtonit nuk është ratifikuar në Kuvend kush do që është nesër në qeveri do të ketë obligim zbatimin e saj”.

“Për me i zbatu këto duhen veprime implementuese, sepse ato vet nuk mund të kryhen. Prapë është Kuvendit aty, nëse ka LVV në Kuvend vota që i kundërshton mundet”.

“Marrëveshjet ndërkombëtare që miratohen në Kuvend me 2 të 3 dhe marrëveshjet që hynë ose marrëveshjet që s’kërkojnë ratifikim, nuk mundesh me i mohu. Marrëveshja dërrmuese e 2013-ës flet për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Hasani./klankosova