Verhelyi : Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim, duhet t’i bindim shtetet anëtare të BE-së

Shpërndaje

Komisioneri BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hoti, ka thënë se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, por që duhet punë për ti bindur shtetet anëtare të BE-së.

Ai tha se është në dijeni se liberalizimi i vizave është një çështje shumë më rëndësi për qytetarët.

“Po e shoh se kjo një çështje shumë e rëndësishme për publikun. Këto çështje jo doemos ndihmojnë. Kushtet janë përmbushur megjithatë ne duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe bindja e tyre nuk është punë e lehtë dhe për ti bindur vetëm nëse dëshmojmë në punën ditore, por kryeministri po e bënë këtë që të mos ketë kërkesa për azil dhe luftim të krimit të organizuar dhe kjo është ajo çka po punojmë sot të arrijmë atje”, theksoi Verhelyi.

Ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ka thënë se ka përparime, por që nuk mund të flasë shumë, pasi nuk është i kyçur në këtë proces.

Komisioneri e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyii cili po qëndron në Kosovë, nuk do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.Ai ka nuk ka dhënë arsye pse nuk do të takohet me Thaçin, duke thënë se takimi me të nuk e ka të paraparë në agjendë.Ai përveç takimit me kryeministrin Hoti, do tu drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.