Vjosa Osmani e gatshme për postin e presidentit nëse Thaçit i konfirmohen aktakuzat

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka komentuar edhe në lidhje me postin e presidentit dhe nëse ajo do të shkonte në krye të vendit nëse Thaçit i koonfirmohen aktakuzat. Osmani ka bërë të qartë se nuk do të kishte vakum institucionale pasi Kushtetuta e thotë qartë se postin e presidentit e merr Kryetarja e Kuvendit për një periudhë të caktuar kohore. Ajo tutje ka thënë se ka përgatitjen e duhur për ta marrë këtë post.

“Unë kurrë nuk e kam parë Gjykatën Speciale si diçka që duhet të shfrytëzohet politikisht, kam dashur t’i mundim me votë në zgjedhje. Mund të ketë efekte politike por jo krizë institucionale. Nuk do të ketë vakum institucioanal sepse Kushtetuta e thotë qartë se Kryetarja e Kuvendit merr postin e presidentit për një periudhë të caktuar kohore. Nuk do të kishte asnjë problem sepse raportet e mija me partitë politike janë shumfish më të hapura se Thaçi. Nuk do të ketë fare vakum institucional sepse Kushtetuta e thotë qartë se kush mund ta zëvendësojë Thaçin” tha Osmani në KTV.