Zaev në takim me Stoltenbergun në selinë e NATO-s në Bruksel

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Zaev do të shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Është paraparë që pas bisedave, Stoltenberg dhe Zaev pasdite të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e plotëfuqishme e Aleancës veriatlantike.