Zaev: Nuk jam për karantinë të plotë, por jam për masa të cilat do të parandalonin virusin

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur nga gazetarët rreth masave shtrënguese të paralajmëruara, tha se ai nuk është për rivendosjen e karantinës, pas rritjes drastike të numrit të të infektuarve ditëve të fundit.

“Nuk jam për lokdaun (izolim) ose karantinë të plotë siç kishim para disa muajsh. Por, jam për çdo masë e cila do ta parandalojë përhapjen e virusit korona”, tha Zaev.

Ai apeloi që të respektohen masat për mbrojtje nga virusi Covid-19.