Zaev: Pason certifikim serioz që duhet ta kalojmë në suaza të procedurës në anëtarësimin në NATO

Shpërndaje

Pason certifikimi serioz që duhet ta kalojmë si proces, në suaza të procedurës në anëtarësimin në NATO. Kjo është shumë me rëndësi për sigurinë e popullit tonë dhe vendit tonë, por është me rëndësi edhe për sigurinë e tërë rajonit dhe të gjithë partnerëve tanë dhe në përgjithësi Aleancës. Ne tashmë kaluam faza të caktuara të certifikimit që ishte i domosdoshëm që para anëtarësimit tonë të barabartë në NATO, për kategori të caktuara të njerëzve të cilët punuan me dokumentet.

Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse transformimi i armatës së Maqedonisë së Veriut po zhvillohet në pajtim me standardet e NATO-s dhe nëse parasheh ndryshim të oficerëve të lartë të armatës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ka problem me miratimin e përfaqësuesit ushtarak të Maqedonisë së Veriut në NATO, kërkuar para rreth nëntë muajve, thotë se Aleanca ka standarde dhe udhëzime dhe çdoherë kur ka anëtare të re, ka procedura që duhet të kalohen.

“Kemi proces të miratimit apo veting dhe kjo zgjatë një kohë të caktuar derisa të zbatohen të gjitha çështjet praktike. po i përmbahemi kornizës së përkohshme, punojmë në zgjidhje të çështjeve të mbetura. Ajo që është më me rëndësi, është se Maqedonia e Veriut tani është anëtare e Aleancës, se merr pjesë në të gjitha vendimet, ulet në tryezë si anëtare e barabartë, ka votë të barabartë si të gjithë aleatët. Kur marrim pjesë në takime ministrore edhe Maqedonia e Veriut është aty së bashku me të gjitha vendet anëtare. Kur kemi takim ministror të mbrojtjes, ministrja Radmilla Shekerinska do të jetë aty së bashku me të gjithë të tjerët dhe ajo do të marrë pjesë si anëtare e barabartë. Çështje praktike çdoherë mund të ketë, por do t’i zgjidhim në kalimthi”, theksoi Stoltenberg.