Zaev-Pendarovski: Nuk dorëzohemi para Bullgarisë

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev u shprehën të prerë se me Bullgarinë nuk negociohet për gjuhën dhe identitetin. Ata hodhën poshtë shkrimin e portalit Politiko, ku thuhej se pala bullgare është e gatshme për kompromis dhe se në nivel ambasadorësh në Bruksel është arritur marrëveshje që Bullgaria të mos e bllokojë konferencën ndërqeveritare të Maqedonisë me BE-në, nëse Shkupi pranon që identiteti maqedonas është i bazuar në atë bullgar. Ndërkohë edhe ish-kryeministri suedez Carl Bildt ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se diplomatët e BE zhbllokuan rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

Unë nuk kam asnjë lloj informate në këtë drejtim, as se është debatuar diçka e tillë, e ku më se është arritur marrëveshje. Qëndrimi është i qartë, nuk ka asnjë lloj tërheqjesh dhe nuk mund të ketë nga interesat nacionale dhe shtetërore që nënkuptojnë se nuk ka negociata për identitetin tonë. Pikë”- deklaroi Stevo Pendarovski, President i RVM –së.

Greqia e pranoi të drejtën tonë të vetë përcaktimit. E drejta jonë e vetë përcaktimit është ndjenja e jonë dhe gjithsesi se negociata për identitetin, për gjuhën tona maqedonase nuk ka, nuk do të ketë dhe as që kërkohet”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.