Zhd.ukja e biznesmenit Remzi Hoxha, familja i jep fund kërkimit dhe mbajnë përgjegjës Sali Berishën

Shpërndaje

Pas 25 vjet kërkimi, familja e Remzi Hoxhës ka vendosur të ndërprerje kërkimet për biznesmenin e zhd*ukur. Djali i tij, Ardian Hoxha tha se në përvjetorin e ardhshëm do t’i bëjnë te atit një va*rr te hapur dhe një memorial ku do te mund ta vizitojnë dhe të vendosin lule.

“Jemi mbledhë për 25-vjetorin e zhd*ukjes së babit tonë, Remzi Hoxhës. Jemi mbledh qe si pikë e parë ta përkujtojmë atë në një ditë të dhimbshme dhe t’i ndajmë me ju mendimet qe i kemi si do të vazhdojmë me të ardhmen. Një çerekshekulli që e kemi të zhd*ukur babën tonë, vëllain, burrin, familjarin, kemi ardhur në një pikë që kemi humbur shpresat, kemi humbur besimin në institucionet e drejtësisë, në klasën politike në Shqipëri, të gjitha partitë politike pa dallim, kemi ardhur në një pikë që duhet t’i premë gjerat sado që është e dhimbshme për ne si familjarë dhe të vazhdojmë tutje”, tha ai.

Ardiani deklaroi se ndër vite janë përpjekur që të na çojnë në kahje të ndryshme për zhd*ukjen e Remziut, por sipas tij, e vërteta është një.

“E vërteta është vetëm një, pas 17 vitesh përpjekje, malt*retime psikike, sorollatje në zyrat e të gjitha institucioneve, është dashur 17 vite qe Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri të vërtetojë që kryesit e këtij krimi ishin nëntë persona të SHIK-ut, nën urdhrat e Sali Berishës”, shtoi ai në një konferencë për media.

Në përvjetorin e radhës tha se do t’i hapin një va*rr Remzi Hoxhës dhe një mem*orial.

“25 vite pa va*rr, pa eshtra, pa vuajtje. Duam që babait t’ia bëjmë një va*rr të hapur, një mem*orial, ku të mund te shkojnë ta vizitojnë”, tha ai.

Ai tha se tani e tutje do të merren me zbardhjen e veprimtarisë së Remzi Hoxhës, për të cilin tha se do të përgatitet edhe dokumentar.

Biznesmeni Remzi Hoxha më 21 tetor 1995 ishte rrëmbyer në vendin e tij të punës në Shqipëri dhe zhd*ukja e tij paraqet një nga ngjarjet më misterioze në vitet e demokracisë së shtetit shqiptar./kosovapress/