Zinxhiri i madh i marketeve në Katar fillon fushatë në mbështetje të produkteve turke

Shpërndaje

Kundër thirrjeve për bojkot ndaj produkteve turke të filluar jozyrtarisht në vendet e Gjirit , zinxhiri i marketeve të mëdha “Al Rawnaq” në Katar filloi fushatë për promovimin e produkteve turke e cila tërhoqi interes të madh si nga qytetarët e Katarit ashtu edhe nga të huajt që jetojnë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania ka vendosur flamuj turq mbi produktet turke në të gjitha degët e saj dhe duke bërë zbritje ka ofruar në shitje produktet me çmime të arsyeshme.

Kreu i Bordit drejtues të Al Rawnaq, Ibrahim Al-Darwish për AA tha se arsyeja e fillimit të fushatës është sepse “populli turk interesohet me problemet e drejta të umetit islam dhe se gjatë bllokadës ka qëndruar pranë popullit të Katarit”.

“Fatkeqësisht kundër fushatave për njollosjen e Turqisë dhe thirrjeve për bojkot ndaj produkteve turke të kryesuara nga disa vende, ne menduam se edhe ne duhej të përmbushnim rolin tonë me një veprim të tillë”, tha Darwish.

“Produktet turke përbëhen nga mallra me cilësi të lartë që i referohen fuqisë blerëse të të gjitha segmenteve të shoqërisë dhe ato mund të konkurojnë me produkte të ngjashme”, tha Darwish i cili shtoi më tej se:

“Ka pasur një interes të madh për blerjen e produkteve turke me qëllim mbështetjen e Turqisë. Qyetarët dhe të huajt që jetojnë në vend për shkak se janë të vetëdijshëm për këtë çështje kanë realizuar një aktivitet të fuqishëm me blerjen e mallrave turke dhe me qëllimin për të mbështetur ekonominë turke. Numri i produkteve që i ofrohen klientëve janë mbi 5.000. Gjithashtu produktet turke janë zëvendësuar me produktet e vendeve të tjera”.

Ndërsa klienti Ahmed Ali i cili ka ardhur për të blerë në marketin Al Rawnaq tha se Turqia e ka merituar këtë me mbështetjen që ajo ka dhënë për ata dhe shtoi ndër të tjera se dëshiron që në këtë mbështetje të marrin pjesë të gjithë biznesmenët brenda Katarit dhe jashtë tij.

Ambasadori i Turqisë në Doha, Mustafa Göksu ka vizituar zinxhirin e marketeve për këtë hap që ka hedhur dhe i ka shprehur falënderimet pronarit të kompanisë, Mohamed Darwish.

Që nga fillimi i muajit tetor e deri më tani në vendet e Gjirit filluan në mënyrë jozyrtare thirrjet për të bojkotuar mallrat e ardhura nga Turqia.

Në fushatat për njollosje të zhvilluara nga llogaritë e rreme në mediat sociale të emërtuara si ‘mushkonjat elektronike’ të lidhura me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) u bënë postime për bojkotim në blerjen e produkteve turke.

Me një kundërveprim të filluar në mediat sociale në mesin e tetorit kundër përpjekjeve të bojkotit në fjalë, hashtaget në mbështetje të produkteve turke tërhoqën vëmendje të madhe nga popullata e vendeve të Gjirit.