Zv.ministri i arsimit, Arafat Shabani viziton dy shkolla në Gostivar (Foto)

Shpërndaje

Sëbashku me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, vizituam shkollën fillore “Ismail Qemali”, Gjimnazin e Gostivarit dhe shkollën e mesme Ekonomike. Nga afër u njoftuam me zhvillimin e procesit mësimor.

Edhe pse në kushte pandemie, mësimi online po zhvillohet në mënyrë të suksesshme. Dua të përgëzoj mësimdhënësit për punën e palodhur, dhe për gatishmërinë e treguar për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Gjithashtu, në shkollat ku mësimi zhvillohet me prezencë fizike, janë duke u respektuar në përpikmëri rekomandimet e autoriteteve për mbrojtje ndaj COVID-19!