Zv.ministri Sulejmani viziton Teatrin e Tetovës dhe Qendrën për Kulturë (Foto)

Shpërndaje

Zv.ministri i kulturës Sedat Sulejmani, ka vizituar teatrin e Tetovës dhe qendrën për kulturë. Sulejmani ka realizuar takim edhe me drejtorin е Qendrës për Kulturë, z Artan Arsllani.

Ja postimi i plotë i zv.ministrit Sulejmani:

Në vazhdën e vizitave, sot, vizitova Qendrën e Kulturës në Tetovë dhe Teatrin e Tetovës. U takova me drejtorin е Qendrës për Kulturë, z Artan Arsllani, nga i cili u njoftova me problemet, dhe nevojat që ka ky institucion. Gjithashtu, u takova edhe me aktorët e Teatrit të Tetovës, nga të cilët për së afërmi u informova me problemet me të cilat përballen, siç është mungesa e sallës për prova dhe problemi me nxemjen qëndrore. Unë si zëvendësministër i Kulturës, jam i gatshëm që në kuadër të ministrisë të krijojmë kushte sa më të mira pune për këtë institucion.