10 ton ndihmë për Maqedoninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe – Abu Dhabi

Shpërndaje

Një aeroplan me 10 ton ndihmë humanitare nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të luftuar pandeminë e koronavirusit arriti sot në aeroportin e Shkupit. Maqedonia e Veriut pranoi pothuajse 1,500 pako me pajisje mjekësore për mbrojtjen e personelit mjekësor. Vlera e ndihmës është më shumë se 1.5 milion euro. Ndihma është pjesë e programit Emirates Aid (EMIRATES AID – COVID19 GLOBAL RESPONSE) nën mbikëqyrjen e Princit të Kurorës dhe Zëvendës Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ndihma u sigurua nga Departamenti i Ndihmës Ndërkombëtare i Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën drejtimin e Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe.