22 të vdekur nga COVID-19 gjatë javës së fundit në rajonin e Prizrenit

Shpërndaje

Gjatë javës që lamë pas, në rajonin e Prizrenit janë regjistruar 22 raste të vdekjeve. Referuar shifrave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, kjo pjesë është ndër vendet e para me rastet e kësaj natyre në nivel të Kosovës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 15 janë në komunën e Prizrenit, ndërsa 7 në atë të Suharekës.

Personi më i ri në moshë, që ka vdekur është raportuar një 50 vjeçar në Prizren. Në raporte nuk paraqiten viktimat sipas vendabimeve, por vetëm si raste të ndodhura në komunë.

Tabela me rastet sipas ditëve:

Të hënën: Një rast
Prizren 1 rast (82 vjeç),

Të martën: 5 raste
Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç),

Të mërkurën: Një rast
Në Suharekë 1 rast ( 78 vjeç), përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të enjten: 5 raste
Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç)

Të premten: Një rast
Prizren 1 rast (73 vjeç)

Të shtunën: 5 raste
Në Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Të dielën: 5 janë në rajonin e Prizrenit.
Në Prizren (53, 79, 84 vjeç), dhe në Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç).