A ka frikë Rama nga COVID-19? Përgjigjet prerë kryeministri

Shpërndaje

A ka frikë kryeministri Rama nga COVID-19 dhe nëse do të infektohej, a do të kurohej në Shqipëri?

Kryeministri Rama mbrëmjen e sotme u është përgjigjur këtyre pyetjeve, duke deklaruar se frika më e madhe e tij është të dëmtonte të tjerët, por nëse do të prekej, ai u shpreh se do të kurohej në shtëpi.

-Por a ka frikë kryeministri nga infektimi?

Rama: Gjëja e parë që mendoj është që larg qoftë të mos dëmtoj askënd tjetër afër meje në familje dhe bashkëpunëtorët. Këto janë gjëra që nuk i kemi në dorë. Unë kam bindje të miat që nuk lidhet me ne fare, që lidhet me yjet..nuk e di!

-Ka pasur një shprehje të Ata Turkut: Më lini në duart e mjekëve turq…ju larg qoftë do jeni në duart e mjekëve shqiptarë nëse infektoheni?

Rama: Në rastin e covid, mund ta them me plot gojën mund ta them se nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Evropë. Të gjitha ilaçet që përdoren në Amerikë, në Francë, janë këtu. Shefja e epidiomologjisë, Silvia Bino iu la veten në dorë këtyre mjekëve dhe sot është shëndosh e mirë për fat të mirë. Kemi të bëjmë me një sëmundje që nuk është e gjitha në dorën e mjekëve.