Albin Kurti në takim me shefin e Zyrës së BE-së: Presidenti të zgjidhet pas një procesi të ri zgjedhor

Shpërndaje

Kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes, Liburn Aliu, dhe deputetja Fitore Pacolli, kanë pritur në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, zëvendësin e tij, Riccardo Serri, dhe këshilltaren politike, Blerta Bejtullahu.

Sipas njoftimit të LVV-së, në takim u diskutua për gjendjen politike, zgjedhjen e presidentit ku Kurti kishte deklaruar se kjo duhet të bëhet pasi të kenë folur qytetarët në një proces të ri zgjedhor.

Sipas Kurtit, qeveria aktuale nuk ka legjitimitet dhe është bërë jofunksionale. Kjo qeveri sipas kreut të LVV-së nuk mund të bëjë zhvillim ekonomik dhe lëvizje të vendit drejt BE-së.

Ambasadori Szunyog në anën tjetër, theksoi rëndësinë e dialogut me Serbinë si dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje: