Ali Ahmeti: Flamuri ka mbajtur shpirtin tonë gjallë, gëzuar festën të gjithë shqiptarëve

Shpërndaje

Fjalimi integral i kryetarit të BDI-së z.Ali Ahmeti në akademinë solemne organizuar me rastin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar.

Sot nuk mund të mos përkujtojmë 28 nëntorin pavarësisht vështirësive nga virusi dhe rreziqet pasi që është ditë që ka mbajtur shpirtin gjallë ndër mote e shekuj që ne të jemi të lirë dhe më mirë se sa kemi qenë.

Më kujtohet si i ri, fare dhe fëmijë në vitin 1970 pas ngritjes së flamurit, pas rënies së Fazli Graiçevcit dhe dhe Murat Mehmetit si gjimnazist, depërtoi një literaturë prej poetëve popullorë nga jashtë që shpërndahej nga një mullixhi Sadri Mustafa në vendlindjen tonë, atëherë dhe sot nuk i kam harruar ligjërimet e atij poeti popullorë për ngritjen e flamurit ku ai përpiqet të shpjegoj për sakrificat që bënë për mbijetesë shqiponja dhe këtë ligjërim e ndërpret Ismail Qemali, gjithmonë sipas poetit popullorë:

“Ri moj shqipe mos fol shumë fjalë se prej teje e kemi emrin shqiptar, ne tu derdh gjak e ti duke mbajt zi, për të dashurën nënë Shqipëri. Hapin e fundit e bëri plaku shpalosi flamurin e kuq prej gjaku.”

Është simbol që ka mbajtur shpirtin gjallë dhe duke mbajtur shpirtin gjallë të çdonjërit ka mbajtur gjallë një komb sepse me qindra e mijëra kombe që nuk kanë pasur simbole, janë zhdukur si gjuhët e tyre si kombet e tyre. Prandaj kjo na bënë neve që këtë ditë dhe këto dy nëntor siç shprehet edhe vet plaku i urtë Ismail Qemali, Nëntori i dytë dhe nuk ka qenë lehtë për të ruajtur 500 vjet për tu ri ngritur në vitin 1912 në Vlorë. Kjo ditë përkujtohej pavarësisht se ne ishim të okupuar, pavarësisht që neve nuk na lejohej, por ama fshehurazi e festonim, fshehurazi takoheshim dhe bënim përshkrime se si janë vrarë delegatët në vitin 1913 tani, të cilët janë nisur nga hapësirat shqiptare, nga Tetova, Gostivari, Kërçova për pjesëmarrje në Durrës dhe tani i kthejnë nga rruga sepse zhvendoset qyteti për në Vlorë.