Ali Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë Georg Woutsas

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti realizoi takim me ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e veriut z.Georg Woutsas.

Kryetari Ahmeti në radhë të parë ambasadorit Woutsas i shprehu ngushëllime për vik*timat që humbën jetën në sul*min terrorist në Vienë me çka e dë*noi këtë akt terrorist që ndërpreu jetën e njerëzve paqedashës.

Në vazhdën e takimit, Kryetari Ahmeti e njoftoi ambasadorin Austriak, gjendjen aktuale politike në vend rreth proceseve integruese ku Maqedonia e Veriut ka bërë progres të mjaftueshëm që të marr edhe datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Kryetari i BDl-së, Ahmeti dhe ambasadori Woutsas, ranë dakord se Maqedonia ka bërë shumë me arritjen e marrëveshjeve me fqinjët gjë që treguan se lidershipi politik në Maqedoni është i vendosur që të dërgoj vendin drejt strukturave euro-atlantike dhe se ngërçet politike duhet të zgjidhen bashkarisht.

Bashkarisht u diskutua edhe rreth gjendjes në rajon dhe bashkëpunimit midis vendeve të rajonit si dhe për prioritetet e vendit tonë siç janë përballja me pandeminë dhe rikuperimi i ekonomisë bashkë edhe me nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.