Arrestohet pronari i një restoranti, ndërpritet ahengu familjar

Shpërndaje

Gjatë ditës së djeshme 04.11.2020 në ora 17:40 minuta, zyrtarë policorë nga Stacioni policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin M.I. 32 vjeçar nga fshati Dobridoll i Gostivarit, pronar i një restoranti në po të njëjtin fshat, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkelje të rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.

Pas denoncimit paraprak, zyrtarë policor dhe inspektor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut-Gostivar kanë kryer kontroll në restorantin në fjalë, i cili prej më herët ishte i mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut-Gostivar, pas çka në objekt janë takuar më shumë persona që merrnin pjesë në një aheng familjar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të lëshohen padi adekuate.