ASH, Alternativa dhe VMRO mund të bëjnë koalicion parazgjedhor për lokalet

Shpërndaje

Aleanca për shqiptarët, Alternativa dhe VMRO mund të bëjnë koalicion parazgjedhor në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se momentalisht nuk sheh partner të mundshëm te BDl.

Hristijan Mickoski

“Unë dua të bashkëpunojë me njerëz që e mbajnë fjalën dhe këtë momentalisht nuk e shoh te BDl. Pjesëmarrja e Selës dhe Gashit në këtë aktivitet, është hapi i parë drejt ndarjes së vlerave djathtiste në të cilat besojmë. Unë do të doja që ky bashkëpunim i yni të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe pse jo të kulminojë edhe në një koalicion politik para zgjedhjeve lokale”.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i pyetur nëse do të bënte koalicion me VMRO-DPMNE-në, edhe pas asaj që ndodhi më 27 prill të vitit 2017 në Kuvenddhe Sela ishte deputeti ndaj të cilit u ushtrua më së shumti dhunë fizike, ai tha se nuk do ta mbaj peng ardhmërinë e qytetarë për shkak të asaj që ka ndodhur. Sela tha se koalicionet ndërtohen mbi bazën e mirëbesimit ndërsa, kryeministri Zoran Zaev është politikan i cili nuk e mban fjalën e dhënë.

Ziadin Sela

“Koalicioni ndërtohet mbi bazën e mirëbesimit, mirëbesimi ndërtohet mbi bazën e seriozitetit që ka një lider partie mbi të gjitha dhe mbi bazën se sa ky lider parti u qëndron pas fjalëve që i thotë në opinion. unë mund të them një gjë, në qoftë se këtu në skenën politike të Maqedonisë së Veriut ka dikush që si qëndron aspak fjalës që e jep dhe i ndryshon fjalët edhe në raport me partnerët e koalicionit por edhe anëtarët brenda, është vetëm Zoran Zaevi”.

Ndërkohë, lideri i Alternativës, Afrim Gashi parimi kryesor i bashkëpunimit duhet të jetë ndërtimi i urave.

Afrim Gashi

“Parimi kryesor i takimit të sotëm dhe i veprimit tonë politik në të ardhmen do të duhet të jetë ndërtimi i urave. Nëse ne shtrijmë dorën e bashkëpunimit, ndërtojmë ura për interes të përgjithshëm, kur të vijë faza e organizimit të zgjedhjeve lokale ne do të ulemi fillimisht me Selën, pastaj edhe me partitë e tjera të shohim cila është më e mira për ne si shqiptarë, për vendin tonë dhe do të marrim vendime gjithmonë duke u nisur nga parimi që ta nxjerrim këtë vend nga kriza dhe të sjellim të mira të përgjithshme për të gjithë qytetarët.”.

Nën organizim të fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” në Shkup, u mbajt konferenca “Partitë popullore konservatore ndërtojnë ura drejt ardhmërisë së përbashkët evropiane”, ku përveç tre liderëv, Mickoski, Sela dhe Gashi morën pjesë edhe përfaqësues të partive simotra nga Shqipëria dhe Kosova. /SHENJA/