ASH kërkon kazerma “Ilinden” dhe salla “Boris Trajkovski” të shëndrrohen në Kovid qendra

Shpërndaje

Qeveria për shkak të egos së lartë dhe mentalitetit ballkanik nuk i merr parasysh propozimet e Aleancës për shqiptarët. Këtë sot deklaroi Bekim Tateshi nga kjo parti. Ai shtoi se Qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës me pandeminë, duke e ranguar vendin me vdekshmëri më të lartë në rajon dhe më gjerë, dhe me mungesë të ndjeshme të personelit mjekësor në vijën e parë të frontit. Nga kjo parti propozojnë që Nënë Tereza” në Shkup, të shpallet Zonë e Gjelbër ku do të trajtohen pacientët me nevoja të ndryshme në institucionet terciare, ndërsa COVID qendër e vetme në vend të jetë Spitali 8 Shtatori, me të gjitha kapacitetet e tij, ku do të trajtohen të gjithë të prekurit me virusin korona duke bërë riorganizim të kuadrit mjekësor dhe punës brenda në spital dhe njëherit urgjentisht të ndërtohen disa spitale modulare rreth këtij institucioni shëndetësor, duke rritur kapacitetet e shtretërve dhe të shërbimeve.

“Urgjentisht, kazerma “Ilinden” dhe Salla e sporteve “Boris Trajkovski” të përgatiten për spitale të improvizuara për pranim të pacientëve me COVID 19. Personeli mjekësor ushtarak nga radhët e Armatës së Maqedonisë së Veriut, të kyqen në mjekimin e pacientëve me COVID 19 në spitalet publike, dhe të kërkohet ndihmë ndërkombëtare, konkretisht të angazhohen mjekë me përvojë nga shtetet që kanë treguar rezultate të mira në mjekimin e COVID 19, deklaroi Tateshi.