Avokati i Selimit: Parashtrimet kohore të Prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde

Shpërndaje

Avokati i Rexhep Selimit është pajtuar me avokatin e Hashim Thaçit, David Hooper dhe avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson në lidhje me kërkesën e zgjatjes së afatit kohor për fillimin e gjykimit të të akuzuarëve nga Gkyakata Speciale.

Sipas tij, parashtrimet e Prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde.

Ai shtoi se Prokuroria nuk ka marr parasysh të drejtën e të akuzuarve për proces të drejtë gjyqësorë.

“Jam plotësisht dakord me Hooper dhe Emmerson. Më duhet të them që parashtrime të prokurorisë janë shumë zhgënjyes dhe absurde. Nuk marrin parasysh të drejtën e të akuzuarve për proces të drejtë gjyqësor. Prokuroria ka pas kohë mbi pesë vite apo kush e di sa dhe unë kam ardhur para një jave. Me respekt më duhet të them që afatet kohore nga Prokuroria janë të papranueshme. Duhet të kemi kohë të mjaftueshme për përgatitjet tona. Na duhet kohë e mjaftueshme dhe një kalendar pune i mjaftueshëm”, ka thënë ai.