Avokati i Thaçit e quan absurde që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të nisë në 2021-n

Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të nisë në verën e vitit 2021.

Nga avokati i Thaçit, David Hooper, ky propozim është quajtur absurd.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm një vit më pas e jo më 2021-n.

Kujtojmë se para pak çastesh ka nisur seanca nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.