Babai i Hashim Thaçit: Qëllimi i djalit tonë ka qenë liria, e presim të kthehet faqebardhë

Shpërndaje

Haxhi Thaçi, babai i ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllimin e vetëm e ka pasur që të punojë që Kosova të lirohej.

Një ekip i Klan Kosova ka qëndruar sot në familjen Thaçi në Burojë të Skënderajt, në kohën kur po mbahej seanca e parë ndaj Hashim Thaçit në gjyqin e Gjykatës Speciale.

Haxhi Thaçi ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht, por që pas saj është shprehur: “E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar”.

“Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”.