Basha akuza Ramës: “Ti dëmton Shqipërinë dhe Kosovën me mashtrimet e tua”

Shpërndaje

Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet përmes një videomesazhi akuzave të kryeministrit Rama, se ka qenë një nga personat që kanë marrë në pyetje komandantët e UÇK-së dhe ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Marty-t, ku thuhej se në “Shtëpinë e Verdhë” UÇK bënte transplant organesh.

Basha thotë se akuzat e Ramës janë të gjitha mashtrime për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij në qeveri. Ai e fton të zbatojë planin e tij në shëndetësi dhe i thotë se do ta mundë në zgjedhje.

VIDEOMESAZHI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA