Bora zbardhë Brezovicën (Video)

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë ulje të temperaturave.

Sonte në Brezovicë veçse kanë filluar edhe flluskat e para të borës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas IHMK-së, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë deri ditën e premte.

“Reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë (30.11.2020). Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK-ja bën të ditur po ashtu se, në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake.

Ndërkaq, sa i përket motit në Shqipëri, atje parashihet të ketë ndryshime më të theksuara nga java paraprake.

Në viset e ulëta parashihen reshje të intensitetit të ulët, ndërsa në viset malore mbi 800 metra parashihen reshje bore, kryesisht në zonat e veriut dhe verilindjes.

Do të ketë erë me shpejtësi maksimale deri 22m/s.

Temperaturat minimale atje do të ulën deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditës parashihen të arrijnë maksimumet deri 17 gradë Celsius në jugë të Shqipërisë, ndërsa në veri të vendit, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë deri në 15 gradë Celsius.

Mbi territorin tonë parashihet të fryjë erë nga veriu dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të Kosovës.