Bullgaria bllokon fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, e miraton për Shqipërinë

Shpërndaje

Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva konfirmoi se Bullgaria nuk e miratoi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, në takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.

Pas video-konferencës online me kolegët e saj të BE-së, Zaharieva, u tha gazetarëve se Bullgaria e ka miratuar kornizën megociuese për Shqipërinë, ndërsa jo për Maqedoninë e Veriut, sepse sipas saj, vendi ynë nuk pasqyronte kërkesat bullgare, përfshirë ato për gjuhën maqedonase dhe pakicën maqedonase.

EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE E JASHTME E BULLGARISË

“Ne mund të miratojmë kornizën e negociatave për Shqipërinë, sepse ne besojmë se ata kanë përmbushur shumë nga kushtet e vendosura. Bullgaria, në këtë fazë, nuk mund të miratojë kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas ministres bullgar, nuk është bërë asnjë përparim i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësisë së mire mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të nënshkruar në vitin 2017.

EKATERINA ZAHARIEVA, MINISTRE E JASHTME E BULLGARISË

“Ne kemi tre kushte themelore – respektimin e formulës së gjuhës të vitit 1999, një kalendar për mënyrën se si do të përmbushet marrëveshja dhe që ata nuk do të mbështesin pretendimet e një pakice maqedonase në Bullgari. Këto kushte nuk janë përfshirë ende në kornizën e negociatave”.

Ajo thotë se Bullgaria është e hapur për negociata dhe gjetjen e një zgjidhjeje, por duhet të ketë compromise nga të dyja palët.

Që një vend kandidat të fillojë negociatat e pranimit me BE, është kusht që 27 vendet e Unionit të bien dakord mbi përmbajtjen e kornizës negociuese./SHENJA/