Çfarë fitore, çfarë nokauti: Florian Marku shkatërron kundërshtarin në raundin e parë

Shpërndaje

Florian Marku ka shënuar fitore të madhe qysh në raundin e parë në meçin kundër Muma Mweemba

Boksieri shqiptar nuk e bëri hesap anglezin Mweemba, të cilin e nokautoi që në raundin e parë.

Marku e rrëzoi tri hera brenda raundit parë, ku hera e tretë doli edhe të jetë fatale për kundërshtarin, pasi gjyqtari ndërpreu ndeshjen.

Ky meç i takonte kategorisë së lehtë në boks, derisa Marku kishte premtuar se do ta fitonte këtë përballje.