Çmime të reja të derivateve të naftës

Shpërndaje

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetik nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari çmimi i EUROSUPER BS-95. Me këtë vendimi një litër EUROSUPER BS_95 do të kushtojë 59.50 denarë.

Mbetet i pandryshuar çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe një litër do të vazhdoj të shitet për 61.50 denarë.

Dizeli do të shtrenjtohet për gjysmë denarë, dhe një litër do të kushtojë 51.50 denarë.

Po ashtu për gjysmë denarë do të shtrenjtohet edhe çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amivisëri. Një litër do të kushtojë 51.50 denarë.