Demiri: Grafa etnike pamundëson keqpërdorimet gjatë punësimit

Shpërndaje

Drejtori i Agjencionit për punësim, nga rradhët e Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, i ftuar në emisionin “10 minuta”, në TV21 ka thënë se e vetmja mundësi për parandalimin e dukurisë së punësimit të maqedonasëve nëpër vende pune që ju takojnë shqiptarëve, do të jetë vendosja e grafës etnike nëpër dokumentet personale të qytetarëve.

“Grafa etnike e inicuar nga Lëvizja BESA do të jetë zgjidhja e punësimeve të rrejshme të maqedonasve në institucione si shqiptarë. Do fokusohemi maksimalisht që kjo të parandalohet e mos ndodh në Drejtorin tonë. Sfidë e jona do të jetë ruajtja e vendeve të punës. Gjithashtu së shpejti do të hapim edhe konkurse për vende të reja të punës..”, ka thënë, Abdush Demiri- Drejtor i parë shqiptarë i Agjencionit për Punësim.