Deri në fund të javës arrin nga Turqia në Maqedoni ilaçi që shëron koronavirusin?

Shpërndaje

Të mëdha janë gjasat që ilaçi “Favipiravir” së shpejti të arrijë në barnatoret në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar burime zyrtare për Plusinfo. Për momentin është duke u zhvilluar komunikim mes institucioneve kompetente, që të caktohen protokollet, respektivisht mënyra e përdorimit të këtij ilaçi, i cili tani më së shumti importohet nga Turqia, me emrin “Favira”.

Sipas mediumeve në Shkup, ky ilaç për momentin në Maqedoni kontrabandohet nga Kosova. Sipas burimeve tona, varësisht nga sasitë që importohen, çmimi për një dozë në Kosovë sillet nga 70 deri në 100 euro, transmeton gazeta Lajm. Për fat të keq, ilaçi përdoret në mënyrë ilegale, e jo nën kontroll të mjekut ose farmaceutit.