Drejtori Demiri në takim me ministren Shahpaska: Në fokus krijimi i vendeve të reja të punës

Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë për Punësim, Abdush Demiri sot ka realizuar takimin e parë zyrtar me ministreshën e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, ku kanë diskutuar për programin dhe planin operativ për vitin 2021. Gjithashtu, ata u dakorduan që fokusi të jetë në uljen e papunësisë, rrespektivisht krijimin e vendeve të reja të punës.

”Sot, në kuadër të takimeve zyrtare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale zhvillova takimin e parë informativ me ministren znj. Jagoda Shahpaska, ku diskutuam dhe analizuam efikasitetin e realizimit të Planit operativ të këtij viti e gjithashtu bashkëbiseduam edhe për përgaditjen dhe ndryshimin e Planit operativ për programet dhe masat aktive për vitin 2021.

Në përmbyllje të takimit me ministren Shahpaska u dakorduam që të intensifikojmë takimet mes dy institucioneve me fokus të vecantë për krijimin e vendeve të reja të punës.” – ka shkruar Demiri në Facebook.