Dy milionëshi i ‘harruar’

Shpërndaje

Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se kanë shtuar masat e sigurisë në procedurat që bëhen gjatë transferit të mjeteve financiare nga Thesari i Kosovës.

Këto masa të shtuara të sigurisë vinë pas një transferi të paautorizuar në vlerë të mbi 2 milionë eurove, të bërë më 9 tetor nga një punonjës i Thesarit të Kosovës në një llogari bankare të një kompanie private.

Lulzim Krasniqi, këshilltar i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, në një përgjigje me shkrim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se janë rishikuar qasjet dhe autorizimet e stafit, duke shtuar nivelet e kontrollit dhe ndarë detyrat, në pajtim me udhëzimet profesionale.

Në bazë të këtyre udhëzimeve, ai thotë se aktualisht të gjitha proceset janë rikonfiguruar dhe e gjithë situata është nën kontroll të plotë dhe mjetet e buxhetit të Kosovës janë të sigurta.

Lajmi i plotë: KËTU