”Edhe 100 Merita”, Rama i uron ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit: Një prej heronjve të mjekësisë që e ka bërë natën ditë

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres së Spitalit Infektiv, Merita Stefës.

Rama thotë se është kënaqësi si kreu i qeverisë t’i urojë ditën e veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e bëri natën ditë, sakrifikon shumë nga e përditshmja dhe shërben çdo orë si të gjithë mjekët në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 për pacientët.

STATUSI NGA EDI RAMA

Edhe 100 Merita!

Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.

Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19.

#RESPEKT