Erdogan telefonon dy turqit që shpëtuan një polic dhe një qytetare në Vjenë: Më keni bërë krenar!

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka telefonuar dy të rinjtë turq që jetojnë në Austri, të cilët u shndërruar në heronj të Vjenës pasi mbrëmë shpëtuan një polic të plagosur dhe një qytetare.

Bëhet fjalë për Recep Tayip Gultekin me të cilin ka biseduar Erdogan dhe për të riun tjetër Mikain Ozen.

Presidenti turk ka thënë se është krenar me veprimin që kanë bërë dhe u ka kërkuar që të vazhdojnë të ndihmojnë austriakët.

“Jam krenar me ju. Është një koincidencë e bukur që kemi emrat njësoj. Vazhdoni ndihmoni ata (austriakët). Ju falënderoj në emrin tim dhe të popullit turk”, ka thënë Erdogan.