EULEX-i bastis shtëpinë e Jakup Krasniqit edhe në fshatin e tij

Shpërndaje

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm përveçqë kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, kanë bastisur edhe shtëpinë e tij në fshatin Negrovc të komunës së Drenasit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar bastisjet në shtëpitë e Krasniqit, duke thënë se po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë.

Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së, duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ministër dhe të tjera.